Pas propozimit për “Oscars 2022” – “Zgjoi” i futet garës edhe në Festivalin në Meksikë

Ditë më parë u njoftua se Kosova ka propozuar filmin “Zgjoi” për në “Oscars 2022”.
Por, siç duket ky nuk është i vetmi rrugëtim i tij, pasi që filmi pritet që të jëtë konkurrent edhe në Meksikë.
Këtë e ka bërë të ditur protagonistja kryesore e filmit, Yllka Gashi, në një njoftim të bërë në Facebook.

“Zgjoi” nuk ka të ndalur!!! Rrugëtimi i tij vazhdon në Meksikë në edicionin e 24-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Guanajuato që mbahet nga 17 deri më 26 shtator në qytetet León, San Miguel de Allende & Irapuato.“Zgjoi” është në konkurrencën ndërkombëtare të filmave të metrazhit të gjatë!”, ka shkruar Yllka.
Producentë të këtij filmi janë Yll Uka, Valon Bajgoradhe Agon Uka.
“Zgjoi“ është bashkëprodhim në mes të Kosovës, Zvicrës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, dhe me drejta të shitjes globale nga Level./SHQIP.com