Pas problemeve me babanë, fejohet këngëtarja e njohur

Britney Spears është fejuar me të dashurin e saj, trajnerin Sam Asghari.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë ajo përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Nuk mund të besoj”, ka qenë përshkrimi i videos në të cilën shfaq një unazë diamanti të gdhendur me fjalën ‘luaneshë’.
Lajmi vjen disa ditë pasi babai i saj, Jamie, paraqiti kërkesën për t’i dhënë fund konservatorit që ka kontrolluar jetën dhe paratë e këngëtares për 13 vjet.
39-vjeçarja ka qenë nën kujdestarinë që nga viti 2008, kur shqetësimet për shëndetin e saj mendor e shtynë babanë e saj, Jamie Spears, t’i drejtohej gjykatës për autoritet ligjor mbi jetën e vajzës së tij.
Unaza e diamantit me katër karat është gdhendur brenda me fjalën ‘luaneshë’ sepse është pseudonimi i tij për të.
Çifti u takuan në xhirimet e videoklipit “Slumber Party” në 2016.
Spears ishte martuar më parë me Kevin Federline, me të cilin ndan kujdestarinë e dy djemve, të moshës 14 dhe 15 vjeç./SHQIP.com