Rozë

Pas lirimit nga burgu këngëtarja shqiptare paralajmëron këngën e re

Këngëtarja e njohur shqiptare, Elsa Lila, duket se ka lënë pas krahëve ngjarjet e fundit rreth saj.

Pas lirimit nga burgu, Lila ka bërë të ditur se do të sjell një projekt të ri muzikor.

“Duke punuar për një këngë të re”, ka shkruar Lila.

Elsa Lila u arrestua në 16 mars në Itali me akuzën për përfshirje në grup kriminal, është liruar ditën e sotme nga burgu.

Lexo edhe:
Arrestohet për trafik droge këngëtarja e njohur shqiptare

Lila u shoqërua nga autoritetet italiane pasi akuzohej si një person i përfshirë në një grup kriminal që merrej me trafikun e drogës.

Lexo edhe:
Lirohet nga burgu këngëtarja Elsa Lila

E njëjta ishte arrestuar së bashku me 12 persona të tjerë, në mesin e tyre edhe disa boksierë që operonin në zonën e Acilias në Romë

/Shqip.com