Pas LDK-së edhe PDK takon mërgimtarët në Gjermani

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme ka qëndruar në Munchen të Gjermanisë.
Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.
‘’Mbrëmë në München të Gjermanisë u mbajt mbledhja konstituive e Këshillit për Organizimin e Kuvendit të Degës së PDK-së për Bavari. Takimin e hapi, kryetari Isak Neziri. Të pranishëm në këtë takim ishin intelektualë, shkrimtarë e veprimtarë të shquar të cilët kanë kontribuar dhe ndihmuar Kosovën në të gjitha fazat.’’ ka shkruar Reçica.
Partia Demokratike e Kosovës po vazhdon të zgjerohet në mërgatë, për t’i ofruar mundësi reale mërgatës sonë, që të bashkëngjiten rrugëtimit të përbashkët për t’i ndërtuar dhe zhvilluar Kosovën thuhet më tutje në njoftim./Shqip.com