Pas ‘krizës’ në lidhje, Rita e Fidani befasojnë fansat
Publikuar:
(01.08.2021 21:30:00)

Rita dhe Fidani ditë më parë morën vëmendjen e mediave rozë për shkak të krisjes në lidhje që ka pasur qifti.
E gjithë kjo ka ardhur për shkak të heqjes së fotove të përbashkëta në rrjetet sociale, po ashtu edhe për mosndjekjen e njëri-tjetrit në Instagram.

Burime të afërta me qiftin kanë thënë së janë duke pasur një krisje, por si duket kjo ka qenë e shkurtër.
Qifti ka lansuar këngën e re së bashku të titulluar “Të kam për qefi”.

Shpresojmë që kjo të jetë ndarja e fundit e qiftit edhe pse shumë nga fansat kanë komentuar së kjo ka qenë vetëm për vëmendje./SHQIP.com