Pas Klinës edhe në Skenderaj nuk do të mbahet mësim nesër
Publikuar:
(19.01.2023 23:35:10)

Komuna e Skenderajt ka njoftuar se ditën e nesërme nuk do të mbahet mësim, si pasojë e reshjeve të vazhdueshme të shiut.
Në njoftimin e tyre, thuhet se për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme si pasojë e reshjeve të shiut dhe vërshimeve, nesër nuk do të mbahet mësimi në shkollat e Komunës së Skenderajt.
Ky vendim, ka ardhur për shkaqe të sigurisë së nxënësve, bëhet e ditur në njoftimin e tyre.
Tutje, theksohet se të gjitha aktivitetet e paralajmëruara për ditën e nesërme gjithashtu do të anulohen.
Para disa orësh edhe Komuna e Klinës ka njoftuar se si pasojë e vërshimeve nuk do të mbahet mësim në shkollat e kësaj komune.
/Shqip.com