Lajme Ballkan

Pas kërcënimit të rajonit, Maqedonia e Veriut i reagon Serbisë

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë të Veriut, Bujar Osmani
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë të Veriut, Bujar Osmani

Pas Malit të Zi, Shqipërisë, Kosovës edhe Maqedonia e Veriut i ka reaguar ministrit të brendshëm të Serbisë, Millosh Vuçeviq, i cili ka kërcënuar vendet e rajonit për shkak të njohjes së Kosovës.

Lexo edhe:
Haradinaj reagon pas kërcënimeve të Serbisë: Kjo gjuhë i shkaktoi tragjeditë në Ballkan

“A flenë të qetë miqtë tanë në Maqedoninë e Veriut? A fleni të qetë? Ata mendojnë se janë në paktin e NATO-s dhe i kanë zgjidhur problemet e tyre me të. Kjo është mantra e Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut. Kur ata u bënë anëtarë të asaj sigurie kolektive, pra aleancës së NATO-s, mendojnë se i kanë zgjidhur të gjitha problemet e tyre dhe se asgjë nuk mund t’u ndodhë”, kishte thënë Vuçeviq.

Lexo edhe:
Serbia kërcënon rajonin, pas Malit të Zi reagon edhe Shqipëria

Këto “vërejtje”, ministri i Jashtëm i Maqedonisë të Veriut, Bujar Osmani i ka cilësuar si të papërshtatshme.

Ai ka thënë se Maqedonia e Veriut është për paqe në rajon.

Lexo edhe:
Serbia sërish kërcënon rajonin, reagon Mali i Zi

“Maqedonia e Veriut refuzon ndërhyrjen dhe vërejtjet e papërshtatshme nga zyrtarët fqinjë. Ne qëndrojmë për stabilitet dhe bashkëpunim rajonal, duke përfshirë Serbinë dhe Kosovën. Në pritje të sqarimit nga ministri i Mbrojtjes i Serbisë”, ka shkruar ai në rrjetin social “X”.

Beogradi vazhdon ta mohojë pavarësinë e Kosovës, përkundër se shteti i Kosovës është njohur nga më shumë se 100 shtete anekënd botës.

/Shqip.com