Pas Iowa-s, Kurti udhëton në Chicago, Michigan dhe Uashington
Publikuar:
(13.05.2022 18:46:53)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pritet që të udhëtoj në Chikago, Michigan dhe Uashington.
Burimet për Shqip.com kanë bërë të ditur se pas takimit në Iowa, Kurti do të udhëtoj në këto tri shtete.
Kurti është takuar me guvernatoren e Iowa-s, Kim Reynolds në ndërtesa e Kapitolit, Des Moines, IA, ku i pranishëm ishte edhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.
Disa nga pikat e diskutimit në këtë takim, kanë qenë situata gjeopolitike, lufta në Ukrainë, strehimi i refugjatëve afganë dhe oferta për të strehuar refugjatët nga Ukraina./Shqip.com
