Pas heqjes së imunitetit, Berisha thërret mbledhjen e Këshillit Kombëtar, ftesë Gazment Bardhit
Publikuar:
(22.12.2023 09:57:36)

Pas heqjes së imunitetit nga Kuvendit, Sali Berisha zhvilloi një mbledhjen së Kryesisë së Rithemelimit dhe në përfundim të saj u bë më dije se ai do të mbledhë edhe Këshillin Kombëtar ditën e shtunë.
Mbledhja do të mbahet në orën 12:00, ndërsa të ftuar do të jenë edhe deputetët e Gazment Bardhit. Nuk dihet ende nëse këta të fundit do t’i përgjigjen ftesës së Berishës.
Bardhi dhe deputetët e tij refuzuan mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të 2 dhjetorit të Berishës duke e quajtur atë Kuvendin e radhës të përçarjes.
Po ashtu bëhet me dije se sa i përket riorganizimit të partisë u vendos krijimi i 4 rajoneve, që do të drejtohen nga 4 koordinatorë.
/Shqip.com