Pas fotove me Donaldin që qarkulluan me shpejtësi në rrjet, Bora Zemani ndan videon dhe i thotë të gjitha
Publikuar:
(01.06.2022 22:17:46)

Bora Zemani ka publikuar videon më kuptimplote nga jeta e saj. Moderatorja i ka uruar 1 qershorin djalit , Arborit dhe të gjithë fëmijëve me këtë video ku shfaqet me vogëlushin e saj.
Në udhëtime, pushime, me surpriza e momente gazmore, Bora ka ndarë videot më të bukura me djalin duke treguar se si është jeta e saj e vërtetë.
“Jeta ime e vertete! Ajo pjesa e bukur qe me mbush shpirtin plot! Gezuar i vogli im i madh sa bota! Gezuar 1 qershorin kalamaja!”, shkruan Bora.
Kujtojmë se Bora dhe Donaldi po përfliten për ribashkimin e tyre pas fotove që qarkulluan ku u panë bashkë në Genova të Italisë./Shqip.com
A post shared by Bora Zemani (@borazemani)