Lajme

Pas “Ciaran” Shqipëria goditet nga një tjetër stuhi shiu, përmbytje në Tiranë, Rrëshen, Lezhë dhe Vlorë

Shqipëria është goditur mëngjesin e sotëm nga një tjetër stuhi e shoqëruar me rrebeshe shiu dhe erë të fortë. Pas stuhisë “Ciaran” që na shoqëroi përgjatë fundjavës së kaluar, edhe kjo mesjavë e ka gjetur Tiranën nën ujë.

Në disa lagje të kryeqytetit uji vërshon rrugëve.

Në “Don Bosko”, “Astir”, “Rruga e Durrësit” dhe “Rruga e Kavajës” ka prezencë uji në rrugë.

Reshjet vijojnë me intensitet të larta edhe në veri të vendit. Në Rrëshen, përroi Zmeja është kthyer në lumë.

Reshjet vijojnë me intensitet të lartë edhe në qarqet Shkodër, Kukës e Lezhë, por nuk janë evidentuar probleme deri në këto momente.

Rrebeshet e shiut nuk mungojnë as në jug të vendit, ku probleme nga përmbytjet ka edhe në qytetin e Vlorës pasi rrugët dhe trotuaret janë mbuluar nga uji.

/Shqip.com