Lajme

Pasi Berisha shpallet non-grata nga Britania e Madhe, vjen reagimi nga Rama

Sali Berisha dhe Edi Rama

Sot gjatë ditës, kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha ka njoftuar se Britania e Madhe e ka shpallur person non-grata.

Ai është shprehur se është informuar përmes një letre nga ana e Home Secretary, ku theksohet se ky vendim është marrë për “lidhje të qarta me grupe të krimit të organizuar dhe kriminelë, të cilët kanë paraqitur një rrezik për sigurinë publike në Shqipëri dhe në MB.

Lidhur me këtë ka ardhur edhe reagimi nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Përmes një postimi në rrjetin social në Tëitter, Rama ka postuar një foto ku shihet kopertina e librit të diktatorit Enver Hoxha me titullin “Rreziku anglo-amerikan për Shqipërinë”.

Foto e postuar nga Edi Rama

Rama nuk ka dashur të komentojë më tutje përveç se e ka postuar foton dhe ka shënuar si mbishkrim “No Coment”./Shqip.com