Rozë

Pas Barcelonës, Heidi Baçi dhe Romeo Veshaj arratisen në këtë vend

Aktori Romeo Veshaj dhe Heidi Baçi u njohën dhe u dashuruan me njëri-tjetrin në “BBV”, ndërsa e vazhduan lidhjen e tyre edhe pas daljes nga shtëpia.

Së fundmi çifti kanë nisur pushimet së bashku jashtë vendit.

Fillimisht Heidi dhe Romeo kaluan kohë të mirë së bashku në Barcelonë, ndërsa tashmë dyshja kanë zgjedhur që të vizitojnë Italinë, shteti që ish-banorja e “BBV” lindi dhe u rrit.

Çifti së fundmi kanë ndarë me ndjekësit një foto nga Milano, ndërsa treguan se po kalojnë një kohë të bukur me njëri-tjetrin.

“Është shndërruar në italian”, shkroi Heidi krahas videos së saj me Romeon.

/Shqip.com