Rozë

Pas 7 muajsh në arrati, Stresi vendos të rikthehet në Shqipëri, kërcënon publikisht

Reperi, Stresi,

Reperi i njohur shqiptar, Stresi, ka plot shtatë muaj që ndodhet larg Shqipërisë, pasi që ai është arratisur për në Londër.

Edhe pse larg vendit të tij, ai herë pas here reagon përmes postimeve në rrjetet sociale për gjërat që ndodhnin dhe që e pengonin atë.

Por pak më parë Stresi përmes një postimi në Instagram ku ka zbuluar se shumë shpejt do të kthehet.

7 muaj kaluan shumë shpejt për të dhe se do të vijë brenda muajit gusht në Shqipëri

Por jo vetëm kaq, pasi reperi ka kërcënuar publikisht të gjithë ata që nuk i kanë mbështetur duke ofenduar me fjalë banale.

“Kaluan shpejt 7 muaj menduan që s’do kthehem hahahaha. Shihemi këtë muaj, kur ju që nuk latë gjë pa thënë për mua dijeni që do ju q***”, ka shkruar Stresi në postimin e tij.

Kujtojmë që Stresi ka reaguar edhe në lidhje me koncertin që do të zhvillojë këngëtari serb, Goran Gregovic në Korçë.

Stresi një postimi në Instastory ka thënë së vetëm shqiptarët e Kosovës e dinë çfarë kanë kaluar gjatë luftës me Serbinë, ndaj “ne nuk mund t’ju hapim plagë duke ftuar dikë që ka frymëzuar ushtarët serbë”.

“Ju analista shqiptar, nënkryetar dhe kryetar l***ar. S’kemi nevoje as për artin e as për botën e Serbisë”, ka pohuar ai.

 Reperi më tej, ka thënë së “nuk e kemi përjetur ne masakrën e Kosovës, nuk kemi humbur ne motrën, fëmijën, babën, vëllain apo kushërinjtë, nuk kemi qenë pjesë direket e kësaj fatkeqësie por ka qenë populli e shqiptarë i Kosovës që i ka vuajtur këto masakra ndaj e keni shumë të lehte të flisni për serbin dhe t’i pritni në konakun tuaj./SHQIP.com