Lajme

Parashikimi i motit për sot dhe nesër

Moti në Kosovë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot dhe gjatë ditëve të fundjavës do të mbajë mot kryesisht i vranët.

Sipas IHK-së, vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu dhe bore.

“Do të mbajë mot kryesisht i vranët por nuk do të mungojnë as rrezet e diellit nëpër disa zona. Vranësirat herë-herë do të shoqërohen me riga shiu të përziera edhe me flokë bore, ndërsa në viset malore parashihen reshje bore të intensitetit të dobët deri mesatar (ditën e premte)”, thuhet në njoftim.

Ilustrim.

Ndërsa, për ditën e shtunë parashihet të jetë mot më stabil.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -6 deri -3 gradë Celsius ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-5 gradë Celsius.

“Ky ndryshim i temperaturave do të krijoj kushte që në shumë lokalitete të krijohet mjegulla si dukuri, ndërsa ngricat mbeten prezente gjatë natës dhe orëve të para të ditës, prandaj rekomandohet kujdes i shtuar në trafik. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit”, ka bërë të ditur IHK./Shqip.com