Parashikimi i motit për sot
Publikuar:
(15.01.2023 08:09:07)

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme.
Sipas parashikimit nga IHMK-ja, sot pritet që të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me intervale kohore me diell.
Krahas kësaj, thuhet se do të ketë lëvizje të vlerave të temperaturave.
“Të dielën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
Tutje, thuhet se gjatë kësaj dite do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare.
/Shqip.com