Lajme

Parashikimi i motit për sot

Ilustrim
Ilustrim

Sot gjatë ditës së mërkurë pritet që të mbajë mot kryesisht i ngjashëm me ditën e djeshme.

Duke u bazuar në parashikimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë kësaj dite do të ketë fusha të ndryshme termike.

“Të mërkurën do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm me ditën e marte, por në fushat termike parashihen ndryshime. Minimalet do të lëvizin ndërmjet -6 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Sa i përket parametrit të erës, do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-9m/s.

/Shqip.com