Parashikimi i motit për sot
Publikuar:
(11.12.2022 08:09:44)

Sot gjatë ditës së diele, pritet që të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-15 gradë Celsius.
“Gjatë vikendit parashihet të mbajë mot kryesisht i vranë dhe me reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-15 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
Sipas IHMK-së, do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-8m/s.
Java e ardhshme parashihet të jetë e ftohtë dhe me vlera negative të temperaturave minimale.
/Shqip.com