Parashikimi i motit për sot
Publikuar:
(16.01.2022 08:07:57)

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot kryesisht me diell.
Sipas parashikimit të IHMK-së, në mëngjes dhe gjatë natës do të ketë ngrica.
“Do të mbajë mot kryesisht me diell. Vranësira parashihet të ketë rreth relievit malor. Në mëngjes dhe gjatë natës do të ketë ngrica, ndërsa në shumë vende do të ketë mjegull”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -6 deri -5 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes./Shqip.com