Parashikimi i motit për sot
Publikuar:
(24.09.2022 08:03:01)

Vikendi parashihet të jetë kryesisht i qetë dhe me rritje të lehta të temperaturave maksimale.
Temperaturat pritet të lëvizin nga 2 deri në 21 gradë Celsius.
Minimalet gjatë këtyre katër ditëve të ardhshme parashihen të lëvizin ndërmjet 2-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-21 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit./Shqip.com