Parashikimi i motit për sot
Publikuar:
(02.04.2023 08:05:39)

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka informuar se sot në vendin tonë parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët, por nuk do të mungojnë edhe intervalet me diell.
Sipas parashikimeve, vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu.
“Në fushat termike nuk do të ketë ndryshime, kryesisht në vlerat e temperaturave maksimale, ndërsa minimale do të shënojnë ulje për 3-5 gradë Celsius”, ka informuar IHMK.
Po ashtu, sipas parashikimeve, parashihet të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-12m/s.
/Shqip.com