Lajme

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Ilustrim
Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka bërë parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme.

Sipas IHMK-së, të hënë do të jetë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-11 gradë Celsius.

Të martën parashihet të ketë riga shiu vende-vende ndërsa, në mëngjes do të ketë mjegull.

Dita e mërkurë parashikohet të jetë me mot kryesisht të vranët ndërsa, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-14 gradë Celsius.

E enjta karakterizohet me riga të dobëta shiu.

Kurse dita e premte ka kushte afërsisht të ngjashme me ditën e enjte. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius.

Sipas IHMK-së, gjatë këtyre pesë ditëve do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fort nga drejtimi i perëndimit dhe jugperendimit.

/Shqip.com