Lajme

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme të cilat cilësohen me kushte të paqëndrushme meteorologjike.

Të hënën moti  do të jetë me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius.

Vranësirat do të shtohen gjatë ditës së marte, por nuk parashihet të ketë reshje. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius.

Mot me diell dhe vranësira të dendura të cilat përveç që do të shtrihen rreth maleve, prezenca e tyre do të jetë edhe në viset mesatare dhe të ulëta gjatë ditës së mërkurë.

Të enjten, mot parashikohet të jetë kryesisht i vranët dhe më dinamik për shkak të prezencës së reshjeve.

Të premten parashikohet që të ketë riga shiu në disa vende ndërsa, gjjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-6 m/s.

Sipas IHMK-së, gjatë vikendit sërish parashihen rënie të temperaturave dhe reshje shiu, kryesisht ditën e diele.

/Shqip.com