Parashikimi i motit për nesër dhe pasnesër
Publikuar:
(01.09.2022 22:23:21)

Për ditën e nesërme dhe të pasnesërme pritet të mbajë mot i vranët dhe vende-vende me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh, kryesisht pjesën e parë të ditës së premte.
Ditën e shtune pritet të mbajë mot me vranësira dhe relativisht i qetë dhe me rritje të lehta të temperaturave maksimale.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-25 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare./Shqip.com