Parashikimi i motit për nesër
Publikuar:
(24.08.2023 23:45:00)

Moti nesër në Kosovë pritet të mbajë me diell dhe vranësira të pjesëshme.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat mbeten pothuaj konstante me rritje të lehta në vlerat e maksimaleve.
Ndërkaq, do të fryjë erë nga drejtimi i veriut dhe verilindjes e lehtë dhe lokalisht e fortë.
Indeksi UV mbetet i lartë prandaj këshillohet respektimi i udhezimeve të IKSHP.
/Shqip.com