Lajme

Parashikimi i motit për javën që po hyjmë

Ilustrim

Moti gjatë pesë ditëve të ardhshme pritet të jetë kryesisht i butë dhe stabil.

Sipas parashikimit të “Prishtina Weather”, në mesin e javës ka mundësi për shi e borë dhe rënie e temperaturave.

“Sot butë dhe mot stabil parashihet të mbajë edhe në ditët e para të javës së parë të vitit 2022. Me kthjellime e vransira, derisa orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave priten edhe kushte për mjegull apo mjegullinë”, thuhet në njoftim.

Grafika e parashikimit të motit

Temperaturat mbeten mbi vlera mesatare deri nga dita e premte.  Minimalet luhaten nga 0-4C, e maksimalet arrijnë deri në 12C e 13C, ditën e premte zbresin edhe në 4C./Shqip.com