Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Publikuar:
(22.09.2022 22:48:34)

Për ditën e nesërme pritet të ketë ndryshime të vogla të motit, duke mundësuar kushte për riga shiu.
Temperaturat pritet të lëvizin nga 2 deri në 21 gradë Celsius.
Minimalet gjatë këtyre katër ditëve të ardhshme parashihen të lëvizin ndërmjet 2-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-21 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit./Shqip.com