Lajme

Parashikimi i motit nga IHMK për pesë ditët e ardhshme

Ilustrim.

Instituti Hidrometeorologjik I Kosovës ka bërë të ditur se në javën e ardhshme do të mbajë mot i butë dhe stabil.

Nga mesi i javës priten mundësi për shi e borë dhe rënie e temperaturave, përcjell Shqip.com.

“Ditën e hënë parashihet të jetë moti i butë, kryesisht me diell, e pasdite dhe mbrëmje me vransira kalimtare. Orëve të mëngjesit, përgjatë ultësirave mundësi për mjegull. Të martën mbetet mot i butë, me vransira e intervale me diell. Përgjatë ultësirave në mëngjes mundësi për mjegull ose mjegullinë. Ditën e mërkurë prapë do të jetë mot i butë, paradite pjesërisht vranët, e nga pasdita më shumë kthjellime. Të enjten do të ketë kryesisht vransira. Pasdite priten reshje shiu, e më vonë në mbrëmjes shndërrohen edhe në reshje bore. Të premten do të jetë ftohtë, me vransira dhe intervale me diell. Deri në mbrëmje vransirat shpërndahen”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Moti në Kosovë

Temperaturat mbeten mbi vlera mesatare deri nga dita e premte.

Ndërkaq, minimalet do të luhaten nga 0-4C, e maksimalet arrijnë deri në 12C e 13C, ditën e premte zbresin edhe në 4C.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga jugu e perëndimi 3-8m/s, e nga dita enjte nga verilindja 3-9m/s.

Shtypja atmosferike në rënie, e në pjesën e dytë të javës shënon rritje të shpejtë mbi vlera normale./Shqip.com