Lajme

Parashikimi i motit në vikend, e diela më e ftohët

Ilustrim
Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që do të mbretërojë këtë vikend.

Sipas njoftimit të IHK-së, të shtunën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu. Në fushat termike parashihet rënie të lehta.

Ndërkohë, dita e diele parashihet të jetë më e ftohët dhe temperaturat do të zbresin për 4 -5 gradë celsius.

Minimalet do të lëvizin ndërmet -2 deri 1 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperendimit dhe verilindjes me shpejtësi 1-6m/s.

/Shqip.com