Lajme

Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra në pikën kufitare Han i Elezit

Zyrtarët policorë nga Stacioni për Mbikëqyrjen e Kufirit Han i Elezit, kanë intesifikuar ditëve të fundit patrullimet, në zbatim të masave për parandalimin e kriminalitetit ndërkufitar.

Sipas njoftimit të dërguar nga Policia e Kosovës, gjatë mëngjesit të ditës së sotme, një njësi patrulluese,në fshatin Seqishtë ka ndaluar një automjet me targa vendore, ku janë kapur mallra që dyshohet se janë kontrabanduar.

Automjeti ishte postë e shpejtë dhe drejtohej nga një mashkull. Gjatë kontrollit janë gjetur, tekstil, këpucë dhe pajisje elektrike.

Me urdhër të prokurorit, rasti është inicuar “kontrbandim me mallra” dhe malli i konfiskuar i është dorëzuar pikës doganore, ndërsa personi i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt.

Në bazë të komunikatës së policisë, rasti është trajtuar nga njësitë përkatëse të Drejtorisë Rajonale Kufitare Lindje dhe nga Dogana e Kosovës.

/Shqip.com