Lajme

Parandalohet kontrabandimi i mallrave përmes rrugëve malore nga Serbia në Kosovë

Policia e Kosovës ka arritur që të ndalojë një rast të kontrabandës me mallra.

Kjo është realizuar nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare- Lindje gjatë zbatimit të masave për parandalimin dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në terren.

“Me datë 21.06.2022 rreth orës 00:10,  njësia e taskforcës nga drejtoria e lartcekur gjatë kryerjes së detyrave të rregullta dhe vëzhgimit,  në prita të befasishme, ka arritur të vërejë dhe përcjellë hyrjen e disa mallrave përmes rrugëve malore ilegale nga Serbia në Kosovë, me ç ‘rast ka arritur të parandalojnë kontrabandimin me mallra”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Po ashtu është bërë e ditur se gjatë këtij aksioni janë kapur mallra të ndryshme, si pije alkoolike, mish i bluar, pjesë të automjeteve, fletore.

Mallrat e konfiskuara

Malli i konfiskuar i dorëzohet Doganës së Kosovës për procedura të mëtejme./Shqip.com