Parandalohet kontrabandë në Mitrovicë, sekuestrohet 750 litra vaj ushqimor nga Serbia
Publikuar:
(06.08.2022 14:37:16)

Në Mitrovicë, njësitet e anti-kontrabandës të Doganës së Kosovës kanë arritur të identifikojnë dhe ndalojnë një automjet transportues, i cili pas ndalimit u kontrollua dhe u gjetën mallra të kontrabanduara.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga ana e Doganës së Kosovës.
“Në Mitrovicë njësitet e anti kontrabandës të Doganës së Kosovës kanë arritur të identifikojnë dhe ndalojnë një automjet transportues i cili pas ndalimit u kontrollua dhe ju gjetën mallra të kontrabanduara. Automjeti ishte duke transportuar vaj ushqimor me origjinë nga Serbia në sasi prej 750 litrave”, thuhet në njoftim.

Mallrat dhe automjeti janë sekuestruar derisa ka filluar procedura e kundërvajtjes doganore thuhet më tutje në njoftim./Shqip.com