Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra

Policia e Kosovës ka arritur që të parandalojë edhe një rast të kontrabandës me mallra.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 të mbrëmjes së djeshme.
Më 24.06.2022 rreth orës 21:00, gjatë kryerjes së detyrave të rregullta dhe vëzhgimeve në prita të befasishme, policia ka arritur të vërejë dhe më pas ka përcjellë hyrjen e mallrave përmes rrugëve malore ilegale nga Maqedonia e Veriut në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Lidhur me këtë Policia ka arritur që të gjej dhe të sekuestrojë :Vaj motorik 50 bidona x 20l = 1000 litra, Divan (mobile ) dysh = 10 copë, Divan (mobile) njëshe = 40 copë, Tavolinë (mobile) = 2 copë, si dhe Pjesë të ndryshme për mobileje.

Njësia e Policisë Kufitare me mbështetje të hetimeve rajonale dhe në bashkëpunim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për hetimin e rastit si dhe parandalimin e rasteve të tilla, ndërsa malli i konfiskuar./Shqip.com