Paralajmërim për cunami në disa shtete pas një shpërthimi gjigant

Paralajmërimet për cunami janë lëshuar në disa vende, përfshirë Tongën, Fixhin dhe Zelandën e Re, pas një shpërthimi gjigant vullkani nënujor.
Pamjet e mediave sociale nga Tonga treguan dallgët duke larë një kishë dhe disa shtëpi. Dëshmitarët thanë se hiri po bie mbi kryeqytetin, Nuku’alofa.
Banorëve atje u është kërkuar që të lëvizin në zona më të larta, shkruan BBC, transmeton Shqip.com.
Tonga’s Hunga Tonga volcano just had one of the most violent volcano eruptions ever captured on satellite. pic.twitter.com/M2D2j52gNn
— US StormWatch (@US_Stormwatch) January 15, 2022
Është i fundit në një seri shpërthimesh të vullkanit Hunga Tonga-Hunga Haʻapai.
Shpërthimi tetë-minutësh ishte aq i dhunshëm sa mund të dëgjohej si “tinguj bubullimash të forta” në Fixhi, më shumë se 800 km (500 milje) larg, thanë zyrtarët në kryeqytetin Suva.
Shtyllat e gazit, tymit dhe hirit që derdheshin nga vullkani arritën 20 km (12 milje) në qiell, thanë Shërbimet Gjeologjike të Tonga.
Kryeqyteti i Tongës shtrihet vetëm 65 km në veri të Hunga Tonga-Hunga Ha’apai. Sipas Byrosë Australiane të Meteorologjisë, aty u vu re një valë cunami prej 1.2 metrash.
Në Zelandën e Re, e cila është më shumë se 2,300 km larg, zyrtarët kanë paralajmëruar për valë stuhie nga shpërthimi.
Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Emergjencave tha se disa pjesë të vendit mund të shohin “rryma të forta dhe të pazakonta dhe valë të paparashikueshme në breg”./SHQIP.com