Art Jetese

Pandemia COVID-19 dhe ankthi te fëmijët

Periudha e pandemisë COVID-19, izolimit dhe kufizimit të lëvizjes ka shkaktuar gjëndje ankthi dhe tensioni pothujase te të gjithë njerëzit.

Mirëpo, kjo gjendje mund të ketë prekur më së shumti fëmijët të cilët e kishin të vështirë të kuptonin dhe pranonin një situatë të tillë, pandemia COVID-19, ka krijuar nivele të larta ankthi tek ata.

Njerëzit gjatë tërë kohës përpiqen të kenë stabilitet në jetët e tyre, një shtëpi konstante, një rutinë të qëndrueshme dhe aftësi për të planifikuar të ardhme. Pandemia e COVID-19 ka dhënë pak qëndrueshmëri, gjë që ka shkaktuar ankth.

Pandemia COVID-19, ka vendosur shumë kufizime në aktivitetet dhe jetën tonë, fëmijët kanë humbur gati dy vjet përparim akademik. Mësuesit dhe administratorët sapo kanë filluar të kuptojnë plotësisht se si funksionojnë studentët. Një fëmijë mund të jetë në klasën e tretë tani, për shembull, por me të vërtetë funksionon akademikisht si një nxënës i klasës së parë, shkruan Psycholgy Today.

Ilustrim, fëmijë i shqetësuar

Fëmijët po përpiqen të ndërtojnë aftësitë e tyre të klasës aktuale, por zhgënjehen dhe vetëvlerësimi i tyre vuan, duke përdorur fraza si “Nuk di si ta bëj këtë, mami”, “Unë nuk mund ta bëj këtë” dhe kështu fëmijët po përballen me zhgënjimet që mund të ju ndodhin kohëve të fundit.

Fëmijët kanë humbur gjithashtu aftësitë sociale dhe kohën për t’u socializuar. Ata kanë qenë të izoluar shoqërisht nga përvojat që normalisht do të kishin pasur përmes shkollës, aktiviteteve jashtëshkollore dhe ngjarjeve të jetës.

Shumë thonë: “Është e çuditshme të jesh sërish me njerëz të tjerë, pothuajse edhe ‘harruan’ se si të ishin pjesë e një grupi, një klase ose një ekipi”.

Këto aftësi do të kthehen ngadalë, mirëpo duhet të ofrohen mundësi dhe stërvitje për të ndihmuar në sjelljen e atyre aftësive atje ku duhet të bazohen në moshën aktuale të fëmijëve./SHQIP.com