Pamje nga stuhia e fuqishme që ka goditur Skenderajn dhe Drenasin
Publikuar:
(10.07.2021 16:25:22)

Një stuhi e fuqishme më reshje të shiut ka filluar në komunën e Skenderajt dhe Drenasit, shkruan SHQIP.
Në një video të publikuar nga “Meteo Ballkan” shihen pamjet nga reshjet që e ka kapluar fshatin Klinë e mesme në Skenderaj.
Reshje të mëdha shiu kanë filluar edhe në Drenas.
Gjatë ditës së djeshme shiu dhe breshëri kanë shkaktuar dëme bujqësore në disa qytete të Kosovës.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në këto dy ditë të vikendit, në vend do të ketë shi dhe shkarkime rrufesh./SHQIP.com