Pal Lekajt i vdes babai

Lek Lekaj, baba i deputetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka ndërruar jetë të mërkurën në moshën 90-vjeçare në qytetin Pula të Kroacisë, përcjell Shqip.com.
Lajmin për vdekjen e babait e ka bërë të ditur vetë deputeti Lekaj, i cili falënderoi të gjithë ata që i ngushëlluan.

“Shumë të dashur miq e dashamirë të familjes Lekaj e në veçanti të bacës Lek, ju njoftoj që sot në moshën 90 vjeçare në qytetin Pula të Kroacisë, babai jonë Lek Lekaj ndërroi jetë.
Në emër të motrave Borës dhe Martës, vëllezërve Gjonit, Gjevalinit, Frrokit dhe Gjergjit dhe gjithë nipave e mbesave të bacës Lek ju falënderoj për ngushëllimet”, ka shkruar ai.
Deputeti i AAK-së gjithashtu ka bërë të ditur se për datën e ceremonisë mortore dhe pritjes për ngushëllime do të bëjë me kohë njoftimin./SHQIP.com