Pagat e shkurtit do të dalin me rritje
Publikuar:
(09.02.2023 22:38:59)

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar që vlera e koeficientit të jetë 105 euro.
Në procesin e votimit morën pjesë 63 deputetë. Opozita kërkoi që vlera e koeficientit të jetë 132 euro por kjo nuk u përkrah nga ana e deputetëve.
Më 1 shkurt, Qeveria miratoi koeficientin në vlerë prej 105 eurosh. Ligji i Pagave rregullon çështjen e pagave për mbi 82 mijë punëtorë të sektorit publik.
Buxheti i përgjithshëm për paga në sektorin publik për vitin 2023 do të jetë 745 milionë euro.
Me Ligjin e ri për pagat, niveli i koeficienteve është nga 2 deri në 18. Presidentes së shtetit i është caktuar koeficienti më i lartë, sipas të cilit ajo do të ketë pagën më të madhe.
/Shqip.com