Lajme

Pacolli shpreh ngushëllime për vdekjen e ish-presidentit grek: Ka qenë mik i shqiptarëve

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka shprehur ngushëllime dhe ka vlerësuar lartë figurën e ish-presidentit grek Karolos Papoulias.

Pacolli përmes një shkrimi në Twitter, Pacolli tha se “Papoulias ishte “mik i madh i Kosovës dhe shqiptarëve”.

“Ai ishte një avokat i fortë për paqen në Ballkan dhe miqësinë e fortë midis shqiptarëve dhe grekëve. Bashkëndjej me familjen e tij dhe Greqinë”, ka shkruar Pacolli, përcjell Shqip.com.

Tashmë i ndjeri, Papoulias, si ligjvënës kishte protestuar fuqishëm kundër ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë në vitin 1999.

Ish-presidenti grek, Karolos Papoulias

Madje, ai kishte shprehur mbështetje ndaj ish-presidentit serb, Sllobodan Millosheviq.

Ish-presidenti grek, ka vdekur në moshën 92-vjeçare. Ai kishte shërbyer për dy mandate, mes vitit 2005 dhe 2015.

Lajmin për vdekjen e tij e bëri të ditur presidenca greke.

Papoulias, kishte qenë edhe Ministër i Jashtëm nga viti 1985 deri në vitin 1989 dhe nga viti 1993 deri në 1996./Shqip.com