Lajme

Pacolli së bashku me Zyben takohen me Ramën, i paraqesin disa kërkesa të Komisionit për Mjedis

Përparim Rama & Fitore Pacolli & Salih Zyba

Deputetja e Kuvendin të Kosovës, Fitore Pacolli, ka paraqitur disa kërkesa për komunën e Prishtinës.

Pacolli në cilësinë e Kryetares së Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim bashkë me deputetin, Salih Zyba, janë takuar me Kryetarin e Komunës së Prishtinës Perparim Rama.

“Ne paraqitëm para Kryetarit shqetësimet që qytetarët e Komunës së Prishtinës kanë adresuar në Komision. Ne e njoftuam se Ndërmarrja Publike Prishtina Parking po shkel të drejtat e qytetarëve në baza ditore përmes veprimeve të jashtëligjshme. Veprimet e “Prishtina Parking” bien në kundërshtim me Ligjin për ndërtesat e banimit në bashkëpronësi”, ka shkruar ajo.

Pacolli gjithashtu ka bërë të ditur se kanë kërkuar që urgjentisht të ndërpritet shfrytëzimi i hapësirave rezidenciale për përfitim të shumëfisht.

“Prishtina Parking përfiton pagesë nga banorët rezidencial dhe në të njëjtën kohë i lëshon ato për shfrytëzim për ata jorezedencial. Parking Prishtina në mënyrë të jashtëligjshme përfiton nga të dy palët”, ka thënë ajo.

Deputetja e LVV-së ka thënë se ka kërkuar edhe të ndërpritet shqiptimi i dënimeve, vendosja e bllokadave, konfiskimi i veturave nga Prishtina Parking dhe pranimi i pagesës së dënimeve me para në dorë pa u definuar saktë kompetencat e Prishtina Parking.

“Prishtina Parking përfiton para nga këto dënime ndërsa transparenca se ku përfundojnë këto para është zero”, ka shkruar ndër të tjera ajo.

Përparim Rama & Fitore Pacolli & Salih Zyba

Pacolli ka kërkuar nga kryetari Rama që të ketë qasej edhe në këto dokumenta.

1. Autorizimin për bllokimin dhe e veturave me të cilin vepron “Prishtina Parking”;

2. Rregulloret e brendshme të ndërmarrjes;

3. Të gjitha dokumentet nga Drejtoria e Kadastrit që vërtetojnë të gjitha parcelat për shfrytëzimin e hapësirave nga “Prishtina Parking”;

4. Dokumentat që definojnë karakterin e rrugës “B”, në veçanti shiritat anësor.

Së fundmi ajo ka treguat se kryetari ka pranuar kërkesat e tyre dhe i ka premtuar se shqetësimet e qytetarëve do të adresohen./Shqip.com