Pacolli: Qeveria të hapë qendra vaksinimi në secilën lagje

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovë të udhëhequr nga Albin Kurti që të hapë qendra të vaksinimit në secilën lagje.
Po ashtu, sipas tij, duhet angazhuar edhe ekipe mobile dhe atë pjesë te profesionistëve shëndetësorë “që sot sillën rrugëve të papunë”.
“Vala e madhe e Covidit që ka përfshirë Kosovën dhe po merr jetërat e më të dashurve tanë, duhet të trajtohet seriozisht nga të gjithë. Qeveria e Kosovës duhet të hap qendra vaksinimi në secilën lagje dhe me ekipe mobile duke i angazhuar edhe atë pjesë te profesionistëve shëndetësorë që sot sillën rrugëve të pa punë”, ka shkruar Pacolli në Facebook.
I pari i AKR-së ndër të tjera u ka shprehur ngushëllime familjarëve që kanë humbur njerëzit e dashur nga Covidi, “ky armik i padukshëm”.
Ndërsa, ka thënë se vaksinimi është më se i rëndësishëm dhe shpëton jetë./SHQIP.com