Pacolli: Kosova duhet të marrë pjesë në “Ballkanin e Hapur”

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bexhet Pacolli ka bërë thirrje që Kosova të bëhet pjesë e “Ballkanit të Hapur”.
Ai ka thënë se dëshiron që Kosovën ta sheh në një klub me Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.
“Sot në Ohër edhe Mali i Zi u bë pjesë e Open Balkan, ndërsa edhe Bosnja ishte aty në cilësinë e vëzhguesit. Dua ta shoh edhe Kosovën në një klub me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, të mbështetur fuqishëm nga SHBA” ka thënë Pacolli.
Sipas Pacollit tashmë është momenti që përmes 3 kryeministrave shqiptar të merren vendime në favor të Kosovës.
“Është koha e duhur (kemi 3 Kryeministra shqiptar), aty mund të mirën vendime vetëm në favor të Kosovës, mos u frikësoni!” ka shtuar Pacolli.
Kosova nuk guxon të hezitoj dhe të paragjykoi në rrugën e integrimit euroatlantik të mbështetur nga SHBA. Ajo duhet të jetë aty ku flitet për urat, për integrimet dhe për ardhmërinë evropiane. Izolimi i duhet më së paku Kosovës (Edhe Bledi e Berlini i fundit nuk shkuan në favor te Kosovës). Nuk ka nevojë të frikësohemi nga vendi ku flitet për sfidat ka shtuar me tutje Pacolli./Shqip.com