Pacolli: Çështjet që kanë të bëjnë me integritetin dhe sovranitetin e Kosovës, opozita dhe qeveria duhet të jenë të bashkuar

Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), përmes një statusi në rrjetin social në Facebook është shprehur se kur vjen në pyetje integriteti dhe sovraniteti i Kosovës, opozita dhe pozita duhet të jenë të bashkuara.
“Për çështjet që kanë të bëjnë me integritetin dhe sovranitetin e Kosovës, mendoj se opozita dhe qeveria duhet të jenë të bashkuar. Të gjithë duhet ta mbështesim qeverinë gjatë dialogut”, ka shkruar Pacolli.
Ai ka shtuar po ashtu se qytetarët e komuniteti serb duhet të pranojnë realitetin.
“Qytetarët e Kosovës, të kombësisë serbe në veri, në vend që të vazhdojnë të barrikadojnë veten, duhet ta pranojnë realitetin, të respektojnë ligjet dhe rregulloret që ekzistojnë në vend”, ka shtuar Pacolli.
Kosova ofron standardet më të larta sa i përket mbrojtjes së të drejtave të minoriteteve, (në rend të parë të serbëve) në botë, ka shtuar më tutje Pacolli./Shqip.com