Lajme

Pacolli: Ata që më braktisën dhe tradhtuan, çuditërisht kanë dështuar

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, tha se ata që e kanë braktisur dhe kanë tentuar ta lëndojnë ose e kanë tradhëtuar, kanë “dështuar çuditërisht”, përcjell Shqip.com.

Përmes një postimi në Facebook, Pacolli tha se beson që njerëzit e mirë shpërblehen dhe të kqinjtë “ndëshkohen nga jeta, herët apo vonë”.

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli

“Tradhëtia, pabesia, mosmirënjohja, gënjeshtra, shpifja, gjuha e ndyrë etj, ndikojnë negativisht në kualitetin e jetës dhe kthehen gjithmonë si “bumerang” në kurriz të secilit.

Në përvojën time, njerëzit që më kanë braktisur me dashakeqësi kanë tentuar të më lëndojnë ose më kanë tradhëtuar në jetë, kanë dështuar çuditërisht. Unë besoj se njerëzit e mirë shpërblehen dhe të këqinjtë ndëshkohen nga jeta. Herët apo vonë”, shkroi Pacolli./SHQIP.com