Pa i bërë 3 muaj, anëtarja e Nismas u gradua kundërligjshëm, nga asistente në Udhëheqëse të Divizionit
Publikuar:
(08.12.2021 20:16:41)

Dorentinë Ukaj, anëtare e Nismas, dega në Prishtinë, fillimisht u punësua në pozitën e asistenes në Ministri të Tregtisë dhe Industrisë. Pa i bërë tre muaj, Ukaj, që kishte partinë e saj në pushtet, u gradua në Udhëheqëse të Divizionit, duke i shkelur të gjitha ligjet për Shërbimin Civil.
As tre muaj pasi hyri në ministri, me 30 korrik të po atij viti, Ukaj arriti të bëhet Udhëheqëse e Divizionit për Hartimin e Politikave të Turizmit, me koeficient 9, për çka nuk i plotësonte kriteret ligjore.