Osmanin udhëton për në SHBA për të marrë pjesë në takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën
Publikuar:
(13.10.2021 20:50:09)

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në New York, për të marrë pjesë në takimin e radhës së Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Ky takim do të mbahet lidhur me raportimin periodik të Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për zhvillimet në Kosovë.
Kështu është bërë e ditur nga Presidenca e Kosovës, përmes një komunikate për media.
“Në këtë takim të Këshillit të Sigurimit, Presidentja Osmani do të paraqesë ta arriturat e deritashme të shtetit të Kosovës, sfidat dhe perspektivën”, thuhet në njoftim./SHQIP.com