Osmani-Vuçiqit: Vazhdimësi e mendësisë së Millosheviqit
Publikuar:
(19.03.2024 16:25:51)

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka komentuar deklaratat e fundit kërcënuese të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Osmani ka thënë se deklarata të tilla tregojnë që presidenti aktual serb vazhdon të funksionoj me mendësinë e Sllobodan Millosheviqit, duke e pasur mendjen tek marrja e territoreve, pa u shqetësuar fare për liritë dhe të drejtat e njeriut.
“Ai po shpërfaqë një fakt shumë të rëndësishëm, që ai është vazhdimësi e mendësisë së Millosheviqit, i cili kërkon territore dhe asnjëherë nuk i intereson për të drejtat dhe liritë e njerëzve”, ka thënë presidentja Osmani për Telegrafin.
/Shqip.com