Osmani: Vizita në Singapor konfirmon gatishmërinë e dyanshme për bashkëpunim
Publikuar:
(27.06.2022 09:30:35)

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me presidenten e Singaporit, Halimah Yacob.
Në këtë takim, Osmani ka potencuar mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme në mes Kosovës dhe Singaporit.
Kjo është bërë e ditur nga një postim i Osmanit në faqen e saj zyrtare në Facebook.
“Në këtë kontekst potencova mundësitë për bashkëpunim në fusha të ndryshme, nga politika e jashtme e deri te teknologjia, energjia, arsimi e shumë fusha të tjera”, shkroi Osmani.

Siç thotë Osmani, Singapori shquhet për zhvillimin dinamik, avancimin teknologjik dhe ndikim të madh ekonomik në Azi.
Tutje, Osmani tha se kjo vizitë e realizuar në Singapor konfirmon gatishmërinë e dyanshme për bashkëpunimit./Shqip.com