Lajme

Osmani uron presidentin e ri të Çekisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar presidentin e ri të sapozgjedhur të Çekisë, Petr Pavel.

Osmani ka thënë se mezi pret të bashkëpunojë me homologun e saj çek.

Urime General Pavel për zgjedhjen tuaj si President i Republikës Çeke. Mezi pres të punojmë së bashku, duke u bazuar mbi marrëdhëniet tona të shkëlqyera bilaterale, dhe për ta rritur bashkëpunimin në nivele të larta. Ju uroj suksese ndërsa merrni këtë rol të rëndësishëm”, ka shkruar ajo në Twitter.

Petr Pavel, një gjeneral në pension dhe ish-komandant i lartë i NATO-s, ka arritur në presidencën çeke me një fitore dërrmuese zgjedhore ndaj ish-kryeministrit Andrej Babiš, në atë që mbështetësit e përshëndetën menjëherë si një fitore të demokracisë liberale ndaj populizmit oligarkik.

Lexo edhe:
Petr Pavel fiton zgjedhjet presidenciale në Çeki

Me rreth 88% të votave të numëruara, Paveli ishte përpara me 57% me 42,96%, një diferencë prej afro 700 mijë votash në shkallë vendi, duke e lënë kundërshtarin e tij me një deficit të pakapërcyeshëm.

/Shqip.com