Osmani uron fëmijët në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve

Sot është Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve.
Lidhur me këtë, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka uruar fëmijët në Ditën Ndërkombëtare të tyre përmes një postimi në Twiter.
“Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, të gjithë fëmijëve në Kosovë dhe në mbarë botën. Ju vazhdoni të na frymëzoni çdo ditë dhe jeni dhurata më e madhe nga të gjitha. Ju jeni e ardhmja dhe pasuri jonë kombëtare. Të gjithë fëmijët duhet të mbrohen, të mbështeten, të edukohen dhe t’u jepet mundësia për të shkëlqyer” ka shkruar Osmani.
Me 1959, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi Deklaratën e të Drejtave të Fëmijëve./Shqip.com
Happy #InternationalChildrensDay to all the children in 🇽🇰 and around the world. You keep inspiring us every day and you’re the greatest gift of all. You are our future & our national treasure.
All children must be safeguarded, supported, educated & given opportunities to shine. https://t.co/JSge0myKlB— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) June 1, 2022